Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Si pasojë e kushteve të rrugës, një autobus me udhëtarë ka përfunduar jashtë rrugës kryesore.
Edhe pse i njëjti aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, autobusi nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë nën përcjellje të vazhdueshme të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, përveç dëmeve materiale nga ky aksident s’ka pasur persona të lënduar. Rastin a ka konfirmuar edhe Policia./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara: