Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën pasmesnate në qendër të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në të njëjtin u përfshinë tri vetura, dy në lëvizje e një e parkuar. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore pësuan tre persona.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku është njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës, një mashkull K/Shqiptar dhe dy meshkuj K/Ashkali. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit është arrestuar njëri nga drejtuesit dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur PK-ja./Llapi.info