Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku për pasojë dy rinj humbën jetën, raporton Llapi.info

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj. Sipas PK-së, vetura e cila ka humbur kontrollin ka dalë jashtë rrugës e përmbysur.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka thënë Policia në raportin e së hënës.

19-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin e së dielës në Bajçinë

Si pasojë e këtij aksidenti në vend ngjarje mbeti i vdekur një 19 vjeçar, J.G., nga fshati Dobërdol i cili u varros të hënën, ndërsa u lëndua një tjetër që u dërgua me urgjencë në QKUK. Fatkeqësisht, as ky i fundit nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Ç.G., 19 vjeç, ndërroi jetë dje në QKUK. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

18-vjeçari që vdiq dje pas aksidentit të ndodhur në Bajçinë të dielën mbrëma

“Rreth orës 16:30 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhë me datën 28 prill 2019 në fshatin Bajçinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G. 18 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Megjithatë, nuk janë vetëm këtë të rinj viktima të aksidenteve gjatë këtij viti në Podujevë. Në vetëm në muajin mars dy persona në trafik humbën jetën. Më 7 mars në QKUK ndërroi jetë një i moshuar i cili u godit nga një kamion më 22 shkurt të këtij viti në fshatin Lluzhan.

Foto nga aksidenti ku kamioni goditi të moshuarin në Lluzhan

Vetëm dy ditë më vonë, në fshatin Shtedim një këmbësor e pësoi nga një garë mes dy veturave. Dy vetura të cilat dyshohet se kishin bërë garë, njëra kishte dalë nga rruga kështu duke e goditur për vdekje një 73 vjeçar.


Aksidenti në Shtedim
Varroset i moshuari që u godit për vdekje nga vetura dje në Podujevë, familja fal gjakun
Viktima e aksidentit në Shtedim

Ndërsa, dy persona vdiqën në janar nga aksidenti i ndodhur më 31 dhjetor në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë.

Aksidenti në fshatin Penuhë të ndodhur më 31 dhjetor

Babë e vajzë ndërruan jetë nga aksidenti fatal i ndodhur në ditën e fundit të vitit 2018.

Ndërkohë, rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë të gjakosura nga aksidentet e shumta. Se që aksidentet janë në numër të madh e thonë edhe nga Policia e Kosovës.

Por sa kanë ndodhur në rajonin e Podujevës gjatë vitit 2018?

Në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës dërguar për Llapi.info, vetëm në rajonin e Podujevës gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 292 aksidente. Prej tyre, 3 ishin me fatalitet dhe 243 me të lënduar.

Lexo edhe: Viti 2018, 292 aksidente në Podujevë, 3 të vdekur e 243 të lënduar

“Në rajonin e Podujevës në vitin 2018 kanë ndodhur gjithsejtë: 292 aksidente, prej tyre: 3 aksidente me pasoja fatale, 243 me lëndime trupore dhe 46 me dëme materiale. Shkaktarë të këtyre aksidenteve, shpejtësia (183), mos mbajtja e distancës (43), pa kujdesia (50), kthimi i pa sigurt (3), tejkalim (1) dhe ndërrimi i shiritit (1)”, është thënë në përgjigjen e zyrës për marrëdhënie me publikun dhe media të Drejtorisë Rajonale të Policisë -Prishtinë.

Ndryshe, Policia vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, derisa masa për parandalimin e aksidenteve kanë bërë edhe krerët e shtetit.

Po ashtu, Policia e Kosovës po aplikon masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi./Llapi.info