Një vetë aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Një veturë është përplasur me anësore të hekurta të kësaj rruge, me ç’ rast e njëjta ka përfunduar në brendësi të veturës. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona pësuan lëndime të rënda trupore, shqiptarë – shtetas austriak. Ndërkaq, një femër (mërgimtare) ndërroi jetë në QKUK. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Por, ku ndodhi aksidenti?

Aksidenti ndodhi në këtë pjesë të magjistrales e cila nuk përfundoi kurrë nga punimet. Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur në këtë rrugë ku ka mungesë të shenjave dhe si pasojë e punimeve ka ardhur deri te aksidenti fatal. Po ashtu, sipas tyre, mbrojtëset kanë qenë të përgjysmuara. E pësoi një mërgimtare.

E sa i përket punimeve të magjistrales Podujevë – Prishtinë, punimet kanë filluar për më shumë se katër vjet.

Llapi.info vazhdimisht ka raportuar për mungesë të shenjave dhe të rrezikut nga mos përfundimi i rrugës. Se duhet të ndërmerret menjëherë diçka e kanë thënë më parë për Llapi.info edhe ekspertë të sigurisë./Llapi.info