Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka shtuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhë një aksident trafiku në rr. Prishtinë-Podujevë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, ku janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave të PK-së, kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale./Llapi.info