Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka shprehur ngushëllime familjes Bekolli, pas aksident tragjik të ndodhur mbrëmë në fshatin Shajkoc, e ku humbi jetën një 19-vjecar, raporton Llapi.info.

“Ngjarja tragjike, e cila ndodhi mbrëmë në fshatin Shajkoc, ku humbi jetën i riu Alor Bekolli, na ka tronditur të gjithëve. Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Bekolli, për ta ndarë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.  Njëkohësisht iu uroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të tjerë të lënduar në aksident. Apeloj te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion, në mënyrë që ta ruajmë vetën dhe të tjerët”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Bulliqit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:30 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor./Llapi.info