Në orët e hershme të mëngjesit tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Raçë të Gjakovës.
Viktimat, dy nga të cilët nga Bishtazhini dhe Pjetërshtani i Gjakovës e një nga Shkodra e Shqipërisë, sipas ekipeve shëndetësore vdiqën në vend të ngjarjes.
Ndërsa nga Policia e Gjakovës njoftuan se shpejtësia dhe terreni i vështirë mund të jenë shkaktarët e këtij vetaksidenti tragjik.
Banorët e Raçës apelojnë që vozitësit të kenë kujdes në ngasje, ndërsa familjarët e viktimave nuk pranuan të deklarohen meqë ishin të tronditur nga rasti.