Dy vetura janë aksidentuar në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës. Aksidenti ka ndodhur para pak çastesh.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Stacioni Policor i Podujevës. Sipas policisë me rastin është duke u merr trafiku rajonal dhe se nuk e din për numrin e të lënduarëve.
“E dim se ka ndodhur një aksident në Lluzhan dhe se ka të lënduar, por nuk e dim numrin e tyre sepse trafiku rajonal po merret me rastin”, ka thënë zyrtari policor për Llapi.info.
Ndërsa, mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka thënë se në Podujevë nuk ka ardhur ndonjë i lënduar. “Ndoshta i kanë dërguar për në Prishtinë”, ka thënë mjeku.
Llapi.info u sjell fotot nga vendi i ngjarjes, të cilat në redaksi të portalit Llapi.info i ka dërguar një lexuese e portalit./Llapi.info