Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të hotel Besianës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura të tipit: Golf 5, dy Mercedesa dhe një kombi.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë ka thënë për Llapi.info se një person ka mbetur i lënduar, i cili tani është dërguar në Qendrën Emergjentë në Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar, personi nuk ka marrë lëndime të rënda trupore, por për shkak të disa fotografimeve ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Llapi.info ka kontaktuar edhe Policinë e Stacionit të Podujevës për të pyetur rreth aksidentit, por këta të fundit nuk kanë dhënë informata, duke thënë që t’i thërrasim më vonë

Mësohet se personi i lënduar është rreth moshës 30- vjeçare nga Duminica e Podujevës./Llapi.info

 

AKSIDENT 2

AKSIDENT 3

AKSIDENT 1