Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur të premten e kaluar në fshatin Reçicë të Podujevës, raporton Llapi.info
Sipas burimeve të Llapi.info, në këtë vetë-aksident ka qenë i përfshirë drejtori i Shkollës Fillore në fshatin Kërpimeh “Hamit Sejdiu”, dhe një arsimtar i po kësaj shkolle të cilët kanë qenë në një veturë.
Siç mëson Llapi.info, aksidenti ka ndodhur pas kthimit nga një piknik me shkollë në fshatin Reçicë.
Dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Klinikës Universitare (QKUK) në Prishtinë, pasi që lëndimet kanë qenë të rënda.
Ndërkohë, në raportet e Policisë së Kosovës nuk është raportuar gjatë ditëve për këtë aksident./Llapi.info