Katër persona kanë pësuar aksident me një makinë të vjedhur në kantonin e Cyrihut, derisa po i iknin policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, njofton polizeinews.ch.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Makina e vjedhur është shkatërruar pothuajse totalisht.

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.

Makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Shoferi 18 vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë. Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17-vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.