Një grup turistësh është aksidentuar në afërsi të majës së Jezercës.

Ata kanë kërkuar ndihmë te policia vendore, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës.

Për shkak të mungeses së valëve telefonike është i vështirë komunikimi.

Terreni i ngjitjes në Majën e Jezercës, është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë.

Ai cilësohet me shkallë vështirësie të lartë dhe kërkon përgatitje të mirë fizike. Shpesh turistët udhëtojnë pa guida dhe përballen me të tilla aksidente.