Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi, ka pësuar një lëndim, ku i është dashur ndërhyrja kirurgjikale.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bëri të ditur se e ka vizituar Gjoshin në spital duke thënë se “fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta”.
“Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë”.
“Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.