Në rrugën “Kral Petri” në Zveçan, dje pak pas mesnatës (00:16), ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture civile dhe një veture të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë të tij ka goditur veturën zyrtare të policisë. Një zyrtar policor mashkull K-Serb ka pranuar tretman mjekësor”, thotë Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.