Javën e kaluar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll kishte ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, aksident ky që doli të jetë me shumë dhimbje për familjen Humolli nga Lupçi i Poshtëm.
Si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar gruaja shtatzënë, që ishte në njërën nga veturat, ka humbur foshnjën.
Burri i saj B.H tha për Insajderin, se gruaja e tij ka pësuar lëndime të rënda. Ajo është duke e vazhduar trajtimin në QKUK.
Ndryshe, siç merr vesh Llapi.info, Merita Humolli, e cila po ngiste veturën ‘Citroen-Pikap’ në këtë magjistrale, vozitësi i veturës ‘Mercedes’ ka bërë tejkalim në vijë të plotë me një shpejtësi të madhe, ku për pasojë të kësaj shpejtësie ajo u godit rëndë, ndërsa humbi foshnjën. /Llapi.info