Drejtoria Rajonle e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme dhe njësite të specializuara, kanë realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Operacioni është zhvilluar në dy lokacione në fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.
“Drejtoria Rajonle e policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime te Përgjithshme te mbështetur nga njësite te specializuara, kanë realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e nje personi te dyshuar. Operacioni është zhvilluar ne dy lokacione ne fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës. Ne fshatin Bardhosh eshte hasur dhe arrestuar i dyshuari.
“Po ashtu ne Bardhosh është konfiskuar një automjet te tipit Opel Corsa , ngjyrë te zezë, pronë e të dyshuarit. Pjese e operacionit ka qene edhe bastisja e shtëpisë se te dyshuarit ne fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar qe dyshohet se është përgatit për kultivimin e bimëve narkotike – kanabisit. Personi i dyshuar është dërguar ne qendrën e mbajtjes për 48 ore, ndërkohe qe hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti t’i kaloj gjykatës”, përfundon njoftimi i Policisë./Llapi.info