Inspektoriati i komunës së Podujevës ka realizuar aksion në largimin e rrethojave në prona publike, ky aksion është ndërmarrë në rrugën “28 Nëntori”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike, njofton komuna, transmeton Llapi.info.
Prezent në këtë aksion ishte edhe drejtori, Besnik Mulliqi
Aksioni është realizuar nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Edhe në ditët në vazhdim do të realizohen aksione të tilla në funksion të lirimit të hapësirave publike, përfshi gjithë territorin e Komunës së Podujevës./Llapi.info