82 kilogramë substancë narkotike janë konfiskuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë nga njësitet e antidrogës, raporton Llapi.info

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se aksioni është zhvilluar gjatë ditë së djeshme, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Sipas burimeve të Llapi.info, në aksion janë kapur 82 kilogramë marihuanë, ku kanë mbetur të arrestuar tre persona.

Ndërkaq, në lidhje me këtë aksion, Policia e Kosovës ka thirrur sot konferencë, ku do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës./Llapi.info