Një person i kërkuar është arrestuar pasditen e sotme në një restorant në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë, raporton Llapi.info.
Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Siç mëson Llapi.info, i arrestuar është B.H. Ky i fundit ka qenë në kërkim nga organet e rendit.
I njëjti pak muaj më parë pati plagosur dy qytetarë pas një mosmarrëveshje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera, e që janë të shumta.
Në lidhje me këtë rast, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga ky aksion nga Policia e Kosovës./Llapi.info
Të shtënat me armë në Podujevë, dy persona të plagosur
Shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe të dyshuarit që plagosi dy persona në Podujevë