Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot dy persona të dyshuar në Shakovicë të Podujevës për bixhoz të paligjshëm, raporton Llapi.info.
Nga aksioni i Policisë, në një lokal dhe një shtëpi, janë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas marrjes së një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar. Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në komuniktatën e PK-së.
“Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë:
• E. H. viti i lindjes 1998 m.k.sh. dhe
• A. H. viti i lindjes 1996 m.k.sh.
Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje”, përfundon komunikata e Policisë./Llapi.info