Policia e Kosovës me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore, gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me Urdhëresa të Gjykatës, njofton Llapi.info
Tri arrestime të tilla u kryen sot rreth orës 06:00, në fshatrat Dobratin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, me ç’ rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar:
K. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale Ngacmim dhe Lëndim trupor.
E. J, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Dhënie Ryshfeti
G. I, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale Lëndim trupor
Që nga janari i vitit 2019 deri sot policia Rajonale e Prishtinës ka realizuar 1720 urdhëresa të lëshuara nga Gjykata, janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë proceduar më tej nga ana e Policisë./Llapi.info