Të shtunën në mbrëmje është arrestuar një burrë në Podujevë nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit, raporton Llapi.info.
Njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, 289 euro para të gatshme dhe 11 tiketa të lojërave të fatit.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë PK.
Rastin Policia e ka cilësuar si “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./Llapi.info