Dy persona janë arrestuar nga Policia dje në rrugën “Afrim Zhitia” në Podujevë, raporton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë pasi që pas kontrollimit të shtëpive të dyshuarve u janë konfiskuar dy armë (revole) pa leje dhe dy fishekë.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Afrim Zhitia, Podujevë 29.12.2018-23:00. Lidhur me rastin me 03.01.2019 janë arrestuar dy meshkuj K-Shqiptarë, njëri nga ta i mitur, pasi që gjate kontrollimit të shtëpive të te dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë (revole) dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja./Llapi.info