Policia e Podujevës sot kanë filluar që të i largojnë veturat e parkuara në trotuar, raporton Llapi.info

Aksioni i tillë ka filluar përgjatë trotuareve të rrugës së qytetit.

Në trotuaret në këtë rrugë shumicën e kohës shihen vetura të parkuara, ndërsa Policia ka intervenuar ku me “merimangë” ka larguar veturat nga ai vend.

Ndërkohë, komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi kohë më parë pati thënë për Llapi.info se me këtë aksion do të vazhdohet edhe në rrugët të qytetit tjera ku pengohet lëvizja e këmbësorëve.

Kurse, qytetarët e Podujevës e kanë mirëpritur këtë aksion, sepse janë liruar hapësirat që pak më parë në atë vend iu është penguar lëvizja e tyre./Llapi.info