Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se gjatë kontrollit në njëzet e tetë lokale e bare nate, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore, kanë mbyllur shtatë prej tyre.
Në zbatim të Planit Operativ ,,Maji 2018”, marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të informatave nga terreni, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme. Shtatë (7) nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.
Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare). Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për tu paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.
Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.
Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore