Vullnetarë dhe aktivistë do të mblidhen sot tek pika kufitare Kosovë-Serbi për të zhvilluar një aksion pastrimi.

Aksioni është organizar nga”Let’s Do It Kosova” që ka bërë thirrje për pjesëmarrje në pastrimin nga mbeturinat të pikës kufitare.

Aksioni pritet të fillojë sot në orën 11.

Ndryshe, qeveria e Kosovës sivjet ka formuar një task forcë për mbrojtjen e ambientit që planifikon edhe një aksion masiv të pastrimit në shtator të këtij viti.