Me rastin e festës së Bajramit të madh në fshatin Repë të Podujevë është organizuar një aksion masiv vullnetar për zgjerimin, rrafshimin dhe pastrimin e terrenit të varrezave.

Aksionin e ka organizuar bashkatdhetari dhe aktivisti i Iniciativës Vullnetare “RB” për Austri, Sadik Tërmkolli.

Këtij aksioni i janë përgjigjur pozitivisht në mënyrë masive banorët e fshatit Repë, të cilët bashkërisht, duke aktivizuar edhe buldozerë, si dhe mjete tjera motorike kanë bërë një punë të mirë, në të mirën e qytetarëve të Repës.

Shpenzimet për aktivizimin e buldozerit dhe mjeteve tjera motorike i ka mbuluar vet Tërmkolli, duke premtuar se do t’i marr përsipër edhe shpenzimet e vendosjes së rrethojës përreth varrezave.

Ky bashkatdhetar me shpirt human ka ndihmuar në vazhdimësi iniciativa të tilla, po ashtu edhe në përkrahjen financiare të familjeve skamnore. /DritarjaOnline
v1
v2
varrezat1