Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar gjatë së premtes në rajonin e Podujevës, me ç;rast janë arrestuar disa persona në raste të ndara, raporton Llapi.info.
Rastet i ka bërë të ditura Policia e Kosovës, ndërkohë që në aksione kanë marrë pjesë edhe AKI, Njësiti Special i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, po ashtu dje, janë shoqëruar në stacion policor edhe dy femra. Kështu thuhet në njoftimin e PK-së dërguar medieve.
“Podujevë, Prishtinë 2020-NN. Me 16.04.2021 janë intervistuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që njëra prej tyre ka kryer abort me ndihmën e të dyshuarës tjetër në një spital privat. Të njëjtat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin e saj 24-orësh.
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë së premtes disa persona në rajonin e Podujevës, në disa aksione të zhvilluara. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë këtij aksioni janë kërcënuar edhe zyrtarët policorë./Llapi.info
Aksione të Policisë në Podujevë, disa persona të arrestuar – kërcënohen edhe policët