Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, lidhur me blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e pa autorizuar të narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge.
Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati.
Të pandehurit gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që ti sjellin vetes përfitime pasurore të cilët janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotike të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës.