Komuna e Podujevës ka bërë përgatitjet e duhura për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas një njoftimit të Komunës, aktivitetet do të nisin që nga mëngjesi me homazhe tek shtatorët e dëshmorëve.

Më poshtë agjenda e plotë:

Agjenda e aktiviteteve:

E hënë, 17 shkurt 2020

Ora 08:00 – Marshi i ecjes i organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Llapi” (marshuta: Bradash-Potok-Kërshi i Bardhë)

Ora 10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorve në Penuhë

Ora 13:00 – Turne në futboll të vogël, Palestra e Sporteve “Hakif Zejnullahu”

Ora 18:00 – Koncert Sh.K.A “Josip Rela”, Teatri i Qytetit “Avdush Hasani”