Për ndër të 19 qershorit, ditës së çlirimit të Podujevës, Komuna e Podujevës ka organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë.
Në 16-vjetorin e çlirimit të Podujevës duke filluar nga ora 13:00 në Palestrën e Sporteve në Podujevë do të organizohet një turnir në futboll të vogël.
Në ora 18:00 në sallën e Teatrit të Qytetit do të shfaqet komedia “Sot për Dje”.
Ndërsa, duke filluar nga ora 22:00 në Sheshin e Qytetit do të ketë koncert nga Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela”./Llapi.info