Nga temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar në vend, kanë bërë që të ngrijë edhe Liqeni i Batllavës, shkruan Llapi.info

Për t’i shijuar nga afër bukuritë që ofron ky vend, shumë qytetarë ecin mbi këtë akull. Madje, të dielën që lamë pas, klubi i zhytjes ”Prishtina” pati organizuar një aktivitet në këtë liqen ku disa persona janë zhytur nën akull, në ujin e ftohtë të Liqenit të Batllavës.

Ndërkaq, para pak minutash një person ka tentuar që me motor të kalojë sipër akullit, por që i njëjti është thyer duke e lëshuar atë. Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në redaksinë e portalit Llapi.info, nuk ka të lënduar, derisa motori është tërhequr nga uji me ndihmën edhe të banorëve të tjerë./Llapi.info

Më poshtë fotot: