Po bëhen më shumë se 6 muaj prej se kur një biznesmen i cili dëshironte të hapte një qendër tregtare në Podujevë ka ngritur kallëzime penale ndaj ish- drejtorit të Urbanizmit në Podujevë, Durim Salihut, për siç thotë ai, marrjen e ryshfetit prej 32 mijë eurove, shkruan Llapi.info.
Sami Bulliqi nga fshati Llugë por me banim në Gjermani ka thënë se mos marrja e masave deri më tani nga organet kompetente ndaj komunës së Podujevës me në krye, Agim Veliun, e ka shtyrë atë të mendoj që Prokuroria e Kosovës nuk po ka guxim të merret me këtë rast.
E këtë rast, Bulliqi ka thënë se do ta ngrij në instanca më të larta. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një komenti në Facebook ku ka shkruar se i kam kërkuar avokatit tim që përmes Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, ky rast të shqyrtohet në instanca tjera.
Më Poshtë edhe komenti i plotë i Bulliqit: