Një akuzë të fortë që Ajet Potera i Vetëvendosjes ka bërë në drejtim të kundërkandidatit të tij në Podujevë, Agim Veliu, ishte ajo për haraç.
Por Rrahman Bulliqi, vëllai i Sami Bulliqit, i cili planifikonte që në këtë truall prej më shumë se një hektar, i është paraqitur KTV-së për të ofruar një tjetër version për qendrën tregtare.
Ai e pranon që ka paguar haraç, porse shuma e parave kishte shkuar te drejtori i urbanizmit, Durim Salihu.
Salihu është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliut në komunë.
Rrahmani ka akuzuar Salihun se ai i kushtëzoi edhe të përzgjedhin arkitektin, Alban Rudari.
Sipas tij, nuk kishin zgjidhje tjetër pos t’i japin këtë shumë parash zyrtarit komunal të LDK-së së Podujevës, në mënyrë që të investonin në fshatin Llugë.
Por kur erdhi koha që të fillojnë punën, projekti i Rudarit nuk ishte i zbatueshëm.
Për këtë, Bulliqi thotë të kenë shtruar padi në Prokurori. I kontaktuar përmes telefonit, Rudari i ka quajtur shpifje akuzat e Bulliqit.
KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga drejtori Salihu, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të televizionit.