Lista Serbe ka përvetësuar rreth një miliard euro para buxhetore në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, sa ka qenë në pushtet.

Policia në Kosovë ka zbuluar plantacione me kanabis në disa vende në veri të vendit.

Plantacioni dhe laboratori i zbuluar në fshatin Izvor ishte më i madh se ai i zbuluar në Jovanjicë.

Personat e lidhur me këtë biznes droge janë arrestuar, ndërsa policia thotë se biznesin e ka kontrolluar ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, transmeton Paparaci.

Al Jazeera është duke hetuar edhe aktivitete të tjera të dyshimta në të cilat është përfshirë Radoiçiqi në Kosovë, i cili është në listën e zezë të qeverive të SHBA dhe Britanisë së Madhe, dhe që prej disa ditësh për të është lëshuar flet-arrest i INTERPOL-it për shkak të sulmit në fshatin Banjskë.

Në Kosovë, Lista Serbe ka përvetësuar rreth një miliard euro para buxhetore në dhjetë vitet e fundit, sa ka qenë në pushtet, ka zbuluar opozita serbe në Kosovë për Al Jazeera-n.