Agjencia e OKB-së për fëmijët ka thënë se fëmijët në Gaza po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi.
Përmes një shkrimi në “X” kjo agjenci tha se organizatat e ndihmës duhet të kenë akses të plotë për të arritur tek njerëzit në nevojë.
“Organizatat e ndihmës duhet të kenë akses të plotë dhe të sigurt për të arritur fëmijët dhe familjet në nevojë kudo në Gaza”, thuhet në shkrim.