Kryemnsitri i Kosovës, Albin Kurti, sapo ka arritur në Kroaci.
Ai atje ka shkuar së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefin kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.
Kurti sonte do të mabjë një konferencë për media.
Kujtojmë se në një aksident të rëndë që ndodhi sot rreth orës 6:20 në autostradën A3 afër Slavonski Brod, një autobus që udhëtonte nga Frankfurti për në Kosovë doli nga rruga dhe u përmbys. 10 vetë humbën jetën dhe 15 u plagosën rëndë. Një nga të vdekurit ishte një shofer, i cili nuk po voziste në kohën e aksidentit.
Shoferi i cili ishte në timon në kohën e aksidentit u arrestua dhe është në paraburgim.
Ai i tha policisë se e zuri gjumi për një moment. Në autobus ishin 69 pasagjerë