Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim liderin e VV-së, Albin Kurtin, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ka njoftuar Kurtin rreth situatës me pandeminë COVID-19, ndërkohë që ky i fundit i ka uruar fillimin e punës në krye të komunës

“Sot në zyrën time ishte për vizitë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Albin Kurti. Zotit Kurti i urova mirëseardhje dhe njëkohësisht e falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetarin Kurti, e njoftova  rreth situatës me pandeminë në komunën tonë dhe masat e menjëhershme që kemi ndërmarrë për të shtuar kapacitetet për trajtimin e pacientëve të infektuar”, ka shkruar ai.

“Temë e bisedës ishin edhe vendimet e para që kemi marrë si qeverisje e re komunale dhe vendimet e ardhshme që janë në planin tonë për të mundësuar shërbime më të mira për qytetarë tanë. Kryetari Kurti na uroi për fillimin e punës dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për punët e mira që do të bëhen në qytetin tonë”, shkruar Bulliqi./Llapi.info