Më 29 të këtij muaji, në dy komuna të Kosovës do të votohet për kryetar, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Një garë interesante do të jetë në Llap, derisa në garë janë kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, nga PDK, Naim Fetahu dhe nga VV, Shpejtim Bulliqi.

Ky i fundit ka bërë një postim në FB derisa shihet me liderin e VV-së, Albin Kurti, në një kompani në Llap. Duke thënë që fokusi i tyre për llapjanit është fuqizimi i ndërmarrjeve prodhuese.

Ky është postimi i Bulliqit:

Tash bashkë me ish-kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes z. Albin Kurti dhe ish-ministren e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, vizituam fabriken e prodhimit dhe përpunimit të lëngjeve “Laberion”. Po vazhdojmë për të vizituar Fabriken S/SPRINT. Fokusi ynë në ekonomi është të fuqizojmë ndërrmarjet prodhuese që gjenerojnë vende pune për qytetarët e Komunës sonë.