Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka vizuat sot qytetin e Podujevës, ku është pritur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bullliq dhe kandidatët për deputetë nga kjo parti, raporton Llapi.info.

Kurti, me këtë rast, është pritur edhe nga qindra qytetarë. Nga Llapi, lideri i VV-së, Albin Kurti ka bërë thirrje që të dilet në votime këtë të dielë.

“Mos harroni të dilni dhe të votoni”, është shprehur Kurti para masës që kishte dalë për ta pritur.

Nga sheshi i qytetit, Kurti më pas ka shijuar kafen e mëngjesit.

Takimi me qytetarët llapjanë, është vazhdimësi e takimeve të shumta në kuadër të fushatës politike./Llapi.info