Qeveria e Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e tetë të saj.
Në mesin e shumë vendimeve që janë marrë dje, është edhe vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes për financimin dhe zbatimin e projektit Heras+, vendim ky që lidhet më arsimin në vend.
Por, në këtë vendim figuron emri i Avdulla Hotit dhe nënshkrimi i Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.
Duket se Kurti i ka nënshkruar përshpejt vendimet, dhe në njërin nga to nuk e ka parë emrin e ish-kryeministrit, dhe poshtë tij e ka vendosur nënshkrimin e tij.
Vendimi, me këtë gabim, është publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeminsitrit.