Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur iftarin në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info
Kurti në një fjalim rasti falënderoi të gjithë imamët që ishin pjesë e këtij iftari.
“Në këto ditë duhet të tregojmë solidaritet për ata që kanë më pak, me ata që kanë nevojë më të mëdha. Me këtë rast t’i përkujtojmë shumë hoxhallarë që kanë kontribuar shumë për çështje kombëtare. I falënderoj të gjithë imamët që sonte janë këtu” ka thënë mes tjerash Kurti.
Lideri i VV-së pas iftarit ka përzgjedhur çajtore e kafe të ndryshme të Podujevës për tu takuar edhe me qytetarët të tjerë të cilët e mirëpriten.
Përveç Kurtit, në Podujevë ishin edhe anëtari më i ri i VV-së Driton Hyseni, deputeti Rexhep Selimi e Xhelal Sfeçla./Llapi.info