Përshkak të mungesës së disa deputetëve të VV-së në seancën e Kuvendit, disa projektligje nuk kaluan shkaku i kuorumit. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, me ironi komentoi hyrjen e kryeministrit Albin Kurti në sallë duke thënë se tash voton kryeministri Kurti për projektligje.
“Erdh Albini, erdh kryeministri tash voton”, u dëgjua duke thënë Zemaj. Komentin e tij e përcolli buzagaz edhe kryeministri Kurti, derisa po siguronte vend në ulësen e tij në kuvend.
Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite por në votim mungonin 61 vota.
Pasi arritën në kuvend edhe deputetët e tjerë të VV-së, u miratuan disa Projektligje
Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.