Sot, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin e radhës me qytetarët në Podujevë kundër Qeverisë Haradinaj, me moton kundër ‘PANhajnisë zgjedhje të reja’, njofton Llapi.info
Pas tubimet në Vushtrri, duke kërkuar që të shkarkohen Haradinaj dhe Thaçi, Kurti do të mbaj sot tubimin me qytetarët llapjanë në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”.
Kreu i VV-së, Albin Kurti të mërkurën në një konferencë më medie, ka ftuar qytetarët që të dalin në këto tubime dhe ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj.
Sipas tij, tubimet vazhdojmë edhe në komunat tjera të Kosovës, e më pastaj edhe në protestë për shkarkimin e Thaçit e Haradinajt./Llapi.info