Sot Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar edhe një anëtar i ri i cili vjen nga Podujeva, raporton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Hysenin kishin punuar bashkë në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë.

“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyren e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikës, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka shkruar Albin Kurti.

Kujtojmë, Driton Hyseni vjen nga Podujeva. Në maj të vitit 1999 ishe Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtar i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK-së Adem Demaçi në shtator të vitit 1999. Ndërsa, në qershor të vitit 2000 ishte Pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Aktualisht Hyseni, punon si menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Hyseni shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Kurse tani është inxhinier i kompjuterikës. Në Austri Hyseni është i diplomuar dhe certifikuar në shumë programe të fushës së aviacionit civil./Llapi.info