Skuadra e Rapid Bucurestit luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri në Rumani kundër UTA Arad, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.
Protagonist në këtë takim ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani.
Rrahmani bëri një asist në minutën e 23’të te goli i shënuar nga Braun.
Përveç Rrahmanit, te Rapidi luajti edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hassani.
Kujtojmë që te Rapidi tashmë kanë mbetur vetëm dy lojtarë shqiptarë, pasi Ermal Krasniqi u largua gjatë afatit të transferimeve.