Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur para deputetëve për ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo ka thënë se pasuria nuk do të konfiskohet nga një Agjencion, por nga gjykata.
“Agjencioni nuk e konfiskon pasurinë e një zyrtari, por e konfiskon gjykata, nuk është e drejtë me japë informacione të gabuara”, tha ajo para ligjvënësëve, shkruan Reporteri.net.
Ministrja Haxhiu më tej tha se do të jetë edhe e drejta e ankesës, kundër vendimit të gjykatës.