Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një prononcim për aksionin e ndërmarrë sot nga Vetëvendosja në Podujevë ka thënë se përmes këtyre fotografive sipas saj, dëshmohet keqqeverisja lokale në Podujevë e cila udhëhiqet nga LDK-ja, shkruan Llapi.info.

“Qendra e LVV në Besianë ka ndërmarrë këtë aksion për të bërë transparente dhe sa më të dukura dështimet e udhëheqësisë të komunës së Besianës, gjegjësisht kryetarit Agim Veliu. Pra edhe përmes këtyre fotografive dëshmohet keqqeverisja lokale nga njerëzit të cilët janë në krye të komunës që udhëhiqet nga LDK” tha Haxhiu.

Më tej ajo ka shtuar se është e rëndësishme që qytetarëve tu bëhet e ditur se nga kush po udhëhiqet vendi.

“Unë jam e vetë dijshme se qytetart janë prekur nga dështimet e kësaj keqqeverisje por megjithatë është shumë e rëndësishme tu bëhet me dije se kush po udhëheqë me vendin”, tha ajo.

Sot në Podujevë është mbajtur një aksion nga LVV e cila përmes 28 fotografive të ekspozuara në qendër të qytetit ka paraqitur sipas saj, premtimet të cilat nuk janë realizuar nga Komuna e Podujevës. /Llapi.info

img_6360

img_6355

img_6354

img_6359

img_6358

img_6353

img_6361

img_6356

img_6357

img_6352

img_6351

img_6350

img_6349

img_6348

img_6343

img_6344

img_6345

img_6346

img_6347

img_6342

img_6341

img_6340

img_6339

img_6338

img_6334

img_6335

img_6336

img_6337