Autoritetet e Serbisë ia kanë pamundësuar sot deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani shkuarjen në Beograd, duke tërhequr ftesën ndaj saj.
Në reagimin e saj, Osmani, ndër të tjera ka thënë se Serbia sot në Ditën e Evropës e ka treguar fytyrën e vërtetë.
Për kësaj fjale, asaj i është kapur kolegia e saj deputete, por nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përcjell Klan Kosova.
“Nuk po i kuptoj disa deputetë të Kuvendit kur po thonë “Serbia sot tregoi fytyrën e vërtetë”! Paskan shpresuar vazhdimisht që qasja e Serbisë ndaj Kosovës do të ndryshojë! Qenkan bindur tek sot, pas anulimit të ftesave për fytyrën e vërtetë të Serbisë! A deri sot i paskan varur shpresat në Serbinë?!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Qasja armiqësore e saj nuk mund të ndryshojë sepse udhëhiqet nga çetnikët. Kosova duhet të tregohet shtet serioz dhe Qeveria duhet të veprojë në përputhje me interesat e Republikës dhe qytetarëve tanë duke refuzuar kështu bosnjëzimin e Kosovës dhe duke forcuar Republikën dhe sovranitetin”.
“Serviliteti dhe nënshtrimi ndaj Serbisë duhet të ndërpritet!”