Zyrtaret e Aleancës së Gruas e Degës së AAK-së në Podujevë ka kërkuar që prej janarit të vitit të ardhshëm, gratë kryefamiljare të mos detyrohen ë paguajnë tarifën për fëmijët e tyre në institucionet për edukimin dhe arsimin parashkollor si dhe kompensim për material shkollor për fëmijët e tyre në arsimin fillor në Podujevë.
Nëpërmjet një komunikate për media, thuhet se kjo kërkesë e Aleancës së Gruas vjen për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të kësaj kategorie, transmeton Koha.net.
“Duke e marrë parasysh gjendjen e rëndë sociale e ekonomike të një kategorie shumë të cenueshme të qytetarëve tonë (gratë kryefamiljare) dhe pasiqë jemi në një moment të rëndësishëm kur merren vendime për planifikim të buxhetit komunës se Podujevës për vitin e ardhshëm, me qëllim të lehtësimit dhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj kategorie ne Aleanca e Gruas Dega në Podujevë kërkojmë lirimin e Grave kryefamiljare nga pagesa e tarifave për fëmijët e tyre në institucionin për edukimin dhe arsimin parashkollor si dhe kompensim për material shkollor për fëmijët e tyre në arsimin fillor në Podujevë”, thuhet në komunikatën për media të Aleancë së Gruas në Podujevë.
“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të grave kryefamiljare, numri i të cilave edhe në Komunën tonë është fatkeqësisht mjaft i madh. Numri i madh i tyre në skemën e asistencës sociale që në rastin tonë janë 95 veta, e pasqyron më së miri gjendjen e tyre. Prandaj ne AGK dega në Podujevë kërkojmë që duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm të ju behët ky lehtësim”.